Abazoviq lavëderon veten: Rritëm në 720 euro pagën mesatare, luftuam korrupsionin - NACIONALE

Abazoviq lavëderon veten: Rritëm në 720 euro pagën mesatare, luftuam korrupsionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq,ka folur për arsyet e shkarkimit të tij.

Këtë diskutim ai e bërë, teksa ishte i ftuar në Tiranë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishte në dëtyrë kishte rritur nga 550 euro në 720 euro pagën mesatare.

Ne kemi ofruar modelin që mund të jetë produktiv për Malin e Zi, dhe jam shumë krenar për të arriturat në 8 muajt e fundit në Mal të Zi. Papunësia në Mal të Zi është në nivelin më të ulët historik. Ju them këtu se rroga mesatare në Malin e Zi nga 550 euro ka shkuar në 720 euro”, ka thënë ai.

Abazoviq tutje ka thënë se agjenda e tyre ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qeveria është shkarkuar pasi që disa njerëz që në fillim e kanë përkrahur qeverinë, kanë dashur që ne të shkëputemi nga agjenda e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne s’kemi dashur të shkëputemi nga ajo, ka qenë agjenda jonë qendrore”, tha ndër të tjera Abazoviq.

Lajme të ngjashme