Abazi për VV-në: I pranuan në zyre ata që e vranë Afrim Bunjaku, më pas bënë nderime te varri i tij
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se Vetëvendosja prishi punët me deputetët e saj për me kërku vota nga krimineli Milan Radojiçiq.
Abazi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka përmendur edhe rreshterin policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi terrorist i Radojiçiq.
“Nuk e di a më ka nejtë më mirë najherë përshkrimi “i pavarur” nuk kisha dashtë me i taku një grupi si ky për të cilin kam thënë para dy viteve se janë parazare të pista për me qelë pompa të benzines, për me shti njerëz në punë, për anëtarët në borde të drejtëve, për të cilat VV ei ka kritiku pushtetet e kaluara. I ka prishë punët me Haki Abazin, Emanin, Visarin, Fatmirin për me kërku vota prej Radojiçiq, le që ka kërku vota, i ka pranu në zyre, qata që e kanë vra Bunjakun, pa turp shkon te varri i Bunjakut me bë nderime. Turp, për pompa të penzinës, punësim të familjarëve, borde të drejtorëve, këta janë të heshtur, kjo shumicë që u ka garantu qytetarëve ndryshim përmbajtësor në zgjedhjet e fundit.”
Tutje, ai ka shtuar:
“Nuk e kuptoj ku e ka atë ftyre me dalë edhe me folë, ky është rrezik për shtetin, ky standard i bie që nuk kem shtet, nuk kem prokurori, i cili më merr mu në pyetje për ekspozimin e humbjes së mostrave të Deharit, ndërsa nuk e burgos njeriun që flet me njeriun që ka aktakuzë për rrezikim të sigurisë kombëtare.
Nuk e di cili prej këtyre deputetëve ka ftyre me kërku votë te qytetarët më, ka përfundu ajo storie se të tjerët kanë bërë keq për 15 vjet”.