Inicativa qytetare serbe thotë se në tubimin në veri ishin veç 2 mijë qytetarë
Inicativa qytetare “Odgovor” që është organizatë serbe në veriun e Kosovës, ka dalur me një reagim pas protestës së sotme.
Në një komunikatë për media, “Odgovor” thotë se Lista Serbe po e humb përkrahjen. Sipas tyre, numri i protestuesve sot ishte i vogël.
“Thirrjes së Listës Serbe iu përgjigjën një numër jashtëzakonisht i vogël i qytetarëve të Kosovës më pak se 2500 serbë. Dhe akoma më pak prej nesh iu përgjigjën presionit të kriminelëve për t’u mbledhur në protestën e sotme. Mosbindja civile si përgjigje ndaj politikës tradhtare të “SNS” dhe “Listës Serbe” është dëshmi e kësaj që po humbasin të gjithë mbështetjen!”, thuhet në postimin e tyre.
Pas protestës së sotme, policët në mënyrë të organizuar dorëzuan dorëheqjet e tyre.

