Arsenijeviq pas tubimit: Ka serbë që varen nga rroga që e marrin nga Kosova, dhe të tjerë që marrin disa rroga
Politikani serb nga Kosova dhe rivali i Listës Serbe, Aleksandër Arsenijeviq ka bërë një postim pas tubimit në veri të Kosovës.
Ai ka reaguar pasi Lista Serbe ka porositur zyrtarët serbë në të gjitha institucionet e vendit që të japin dorëheqje, pas suspendimit të drejtorit të stacionit policor në veri të vendit.
Arsenijeviq ka kapur elementin ekonomik të çështjes, më saktë atë të pabarazisë.
Sipas tij, kjo nuk do të prekte të gjithë qytetarët serbë të Kosovës njësoj, pasi që shumë njerëz që nuk jetojnë në Kosovë marrin nga disa rroga ndërsa shumë serbë të Kosovës kanë qenë të varur nga rroga që marrin prej buxhetit tonë.

“Rrogat duhen paguar nga buxheti i Republikës. Serbia është e të gjithëve. Në veri të Kosovës, më të prekurit janë ata që nuk kanë rrogë, dhe për dallim nga ata që marrin nga disa rroga, jetojnë dhe mbijetojnë me familjet e tyre këtu. Mos më thoni që s’kam të drejtë sepse e di se shumë prej jush që paguheni nga buxheti i Kosovës, jetoni nëpër qytete në Serbi. Ndoshta është koha e duhur që të merremi me ata fëmijët e të cilëve s’janë në Kosovë qe një kohë të gjatë.” - u shpreh z. Arsenijeviq.
Arsenijeviq me nismën e tij politike i kishte dhënë mbështetje Listës Serbe për vendimin e saj që serbët të tërhiqeshin nga institucionet e vendit.