A po bie Putin në grackën e tankeve?
Në ditët e fundit, disa vende kanë njoftuar planet për të dërguar tanke në Ukrainë.
Tani po bëhet e qartë se për shkak të përforcimit të planifikuar të ushtrisë ukrainase, presidenti rus Vladimir Putin mund të çojë përpara ofensivën e tij të planifikuar pranverore. Megjithatë, kjo mund të ketë pasoja të rënda, shkruan Instituti Amerikan i Studimit të Luftës (ISW) në një raport të ri.
Thuhet se udhëheqja ushtarake ruse ende i mbivlerëson aftësitë e veta. "Dështimet ushtarake të Rusisë në rajonet e Kievit, Kharkiv dhe Cherson kanë treguar vazhdimisht se udhëheqja ushtarake ruse mbivlerëson aftësitë e veta".
Tani Kremlini mund të "planifikojë përsëri një operacion sulmues bazuar në supozime të rreme për aftësitë e ushtrisë ruse" në mënyrë që të parandalojë dërgimin e tankeve në Ukrainë.
Nga këndvështrimi i ISW, një ofensivë e tillë do të ishte një gabim serioz. Është “e diskutueshme” që rusët mund të kenë sukses në një operacion të tillë. Por “është e dyshimtë që forcat e armatosura ruse të kenë fuqinë luftarake për të kryer ofensiva në shkallë të gjerë në muajt e ardhshëm”. /Nacionale/