A po bën thirrje zëvendësi i Albulena Haxhiut për arrestimin e Pal Lekajt dhe Agron Mustafës - NACIONALE

A po bën thirrje zëvendësi i Albulena Haxhiut për arrestimin e Pal Lekajt dhe Agron Mustafës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmet e pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovës, nuk kanë të ndaluar. Kësaj radhe në sulm është hedhur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ai ka dalë më një shkrim ku ka sulmuar Prokurorinë për mos-arrestimin e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe ish-shefin e Telekomit, Agron Mustafën.

Zëvendësi i ministres, Albulena Haxhiu, Blerim Sallahu, po thotë se Policia e Kosovës më udhër të Prokurorisë, po arreston vetëm personat që janë vënë në mbrojtje të buxhetit dhe interesit të shtetit.

Ai kur thotë kështu, e ka fjalën për arrestimet në Ministrinë e Tregtisë dhe për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Sipas tij, nuk po arrestohen deputeti i AAK-së, Pal Lekaj për 53 milionëshin e as ish-shefi i Telekomit, Agron Mustafa.

“S'ka arrestim për Agron Mustafën për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 7 milion euro. S'ka arrestim për Pal Lekajn për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 53 milion euro.” – ka shkruar ai në Facebook.

“Por, ka arrestime të personave që janë vënë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe interesit publik.” – ka shkruar Sallahu.

Kujtojmë se personat që aludon Sallahu, tre nga ta janë liruar nga paraburgimit për të mbrojtur në liri.

Lekaj e Mustafa

Reagimi i Sallahut erdhi pasi të dielën më 3 shtator u konfirmuar se në muajin janar 2024 do të fillojë procesi procesi gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa, lidhur me akuzën për rastin “PAYKOS”, që pretendohet se i ka shkaktuar dëm Telekomit afro 7 milionë euro.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës SH.A në Prishtinë, më 16.03.2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që përmes lidhjes së anekseve, marrëveshjeve duke ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej 6,796,732 € (gjashtë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy euro).” - thuhej në njoftim.

Ndërkohë, gjyqi ndaj deputeti Pal Lekaj lidhur me rastin e 53 millionë eurove, ka filluar muaj më parë.

E Sallahu po kërkon që Lekaj e Mustafa të arrestohen.

Sulmet e pushteti ndaj Prokurorisë

Sulmet ndaj Prokuorisë dhe prokurorëve janë bërë të shpeshta. Duke filluar nga kryeministri, Albin Kurti e vartës të tjerë, në vazhdimësi kanë bërë presion dhe sulmuar punën e sistëmit të drejtësisë.

Ditëve të fundit, sulmet u bën nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Pretendimet e Haxhiut dhe Pecit janë që Prokuroria nuk po merret me kallëzimet penale që janë bërë nga ta lidhur me keqpërdorime të ndryshme në dikasteret e tyre.

Ata pretendojnë që prokuroria është e kapur.

Në anë tjetër, këto sulme janë kundërshtuar ashpër nga shoqatat e prokurorëve, por edhe disa prokurorë të cilët kanë treguar se ka aktakuza për rastet që i ka përmendur pushtetit.

Këto sulme ishin kritikuar nga partitë opozitare dhe nga njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë.

Lajme të ngjashme