“A nuk janë fakte që Serbia shpalli ditë zie, heroizoi sulmuesit dhe mblodhi ushtrinë në kufi?”: Josep i ‘mëshon’ Lajçakut - NACIONALE

“A nuk janë fakte që Serbia shpalli ditë zie, heroizoi sulmuesit dhe mblodhi ushtrinë në kufi?”: Josep i ‘mëshon’ Lajçakut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i mirënjohur amerikane, Edward Joseph, ka marrë pjesë në forumin “2BS” në Mal të Zi ku pjesë e panelit ishte Përfaqësuesi Special i Brukselit për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku ky i fundit me një vështirësi të padëshmuar më parë, artikuloi edhe ngjarjet e fundit në Banjskë të Zveçanit, për çka tha se “shumë gjëra i ka ndryshuar”.

Joseph nga audienca morri mikrofonin dhe iu drejtua Lajçakut rreth “vendosjes së fakteve” në lidhje me sulmin paramilitar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Profesori e nisi me atë se “a nuk po i dimë ne tashmë disa nga këto ‘fakte’ kur shohim reagimin e Serbisë pas këtyre ngjarjeve?”.

Ne po i shohim shpalljen e ditëve të zisë, heroizimin e sulmuesve, dhe përshkallëzimin te kufiri”, i tha profesori amerikan, Lajçakut.

Lajme të ngjashme