A konsumoi vepra penale Gërvalla i RTK-së që e bëri adresë të rrenës së rrezikshme AKI-në? - NACIONALE

A konsumoi vepra penale Gërvalla i RTK-së që e bëri adresë të rrenës së rrezikshme AKI-në?

1 javë më parë

nga NACIONALE

Rilind Gërvalla, Drejtori i Televizionit Publik i cili fillimisht kishte mohuar se e përdori AKI-në për t’a lëshuar lajmin e rremë ku rrezikoi jetën e mbi 40 gazetarëve, tashmë e ka pranuar plotësisht fajin. Ndonëse pa u publikuar audio-inçizimi ku ai dëgjohet duke e përdorur AKI-në gjatë tërë kohës për të arsyetuar lajmin e rremë, Gërvalla e kishte pranuar “pjesërisht” fajin, duke thënë se e kam përmendur “rrëshqimthi” AKI-në. Tash, pasi u dëgjua edhe me zë, Gërvalla ka pranuar tërësisht fajin, duke kërkuar falje. Drejt kujt? Nuk dihet; me gjasë drejt AKI-së e institucioneve, sepse në po të njejtin shkrim që e pranon fajin, ai sulmon prapë gazetarët me termin ekskluziv të cilin e përdorë qeveria për t’i sulmuar kritikët: “luftë hibride”.

A konsumoi vepra penale Gërvalla?

Fillimisht, le ta shqyrtojmë Ligjin Për Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë. Neni 5 i këtij ligji, respektivisht, pika 5.7, paragrafi IX thotë kështu: “Drejtori i AKI-së siguron se AKI-ja nuk ndërmerr asnjë veprim me qëllim të ndikimit në procese politike, opinion publik, politika dhe media në Kosovë”.

Pra, AKI nuk guxon të përfshihet në ndikimin e proveseve politike, opinion publik, politika dhe media në Kosovë. Pra, Gërvalla mashtroi në Bord?

Kodi Penal i Republiës së Kosovës në nenin 323 parasheh veprën “mashtrimi”.

Kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet ose në çfarëdo mënyre tjetër mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim, i cili rezulton në dëm material të pasurisë së tij/saj apo të pasurisë së personit tjetër ose rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme, për veten apo personin tjetër, nëse këtë vepër e konsumon për përfitime nga fondet publike ose institucionet publike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet”. – thuhet në Kod.

Pas skandalit që shpërtheu në RTK, ishte redaktori Jeton Musliu, i cili tregoi për presione të jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrës.

Neni 195 i Kodit Penal, flet për Keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Në këtë nen thuhet: “Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet”.

Neni 414, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.”

Meqenëse Gërvalla e lidhi drejtpërdrejt Nacionalen dhe Periskopin me Serbinë si dhe me kryekriminelin Milan Radojiçiq, për të cilin ka aktakuzë për terrorizëm. E meqenëse veprimtaria kundër Republikës së Kosovës në shërbim të armikut konsiderohet tradhëti kombëtare, Rilind Gërvalla me transmetimin e lajmit të rremë në edicionin qendror të lajmeve, ka nxitur njerëzit hiç më pak se drejt rrezikimit të jetës së gazetarëve të cilët i portretizoi si “punëtor të Vuçiqit e Radojiçiqit.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në nenin 141 parasheh veprën “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Aty thuhet: “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.” – shkruan në Kod Penal.

Kërkohet dorëheqja e tij

Drejtori i Televizionit Publik (RTK), Rilind Gërvalla, e ka pranuar gabimin e tij për përfshirjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) për lajmin kundër Nacionales dhe Periskopit. Pranimi i fajit ka bërë që të kërkohet dorëheqja e tij nga posti që mban.

Njohësit e rrethanën politike kanë bërë se tani Gërvalla duhet të jap llogari dhe të jap dorëheqje.

Ata kanë vlerësuar se qëndrimi i tij në këtë post do të shkaktonte pasoja më të mëdha.

Politologu Petrit Zogaj ka vlerësuar se tani e vetmja rrugë për Gërvallën është dorëheqja

Nese ky militant i pushtetit, edhe pas ketij skandali vazhdon me qene pjese e RTK-se, atehere une nuk do te isha befasu nese gazetaret e Kosoves do te eliminoheshim fizikisht ne pike te dites e ne mes sheshit te Prishtines dhe njerezit me e pa si dicka normale. Nese 900 punetoret e RTK-se nuk protestojne qe ky injorant i dobishem per pushtetin me dhene doreheqje, atehere te gjithe behen pjese e nje skeme kriminale te pushtetit kunder medias dhe mendimit te lire ne Kosove.”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka kërkuar nga AKI-ja që të tregojë nëse ka qenë pjesë e kësaj skeme.

Po ashtu, nese AKI nuk e konfirmon ne kominsionin perkates ne Kuvend qe asnjehere nuk ka qene pjese e kesaj skema te militantit te RTK-se, e gjithe struktura udheheqese e saj duhet me dhene doreheqje dhe te ndiqen penalisht per kete.” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe analisti Dukagjin Gorani ka kritikuar drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla.

Sipas Goranit, Gërvalla nuk është i vetëdijshëm për postin që ka.

Për z Gërvalla nuk ekziston pikë dalimi brenda shërbimit të zbulimit, rolit dhe etikës profesionale të gazetarisë, shërbimit publik, televizionit publik. Per ta është pjesë e një lufte të pamësirshme politike. Kjo ka nis si sulm denigrues ndaj dy mediumeve”, ka thënë Gorani në "Pressing".

Lajme të ngjashme