A do të japin dorëheqje kryetarët e PDK-së në Zubin Potok e Zveçan? Çitaku i përgjigjet gazetarit të Nacionales
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas tensioneve të fundit në tri komuna në veri të Kosovës dhe për takimin e dy kryetarëve të komunave në veri nga radhët e PDK-së me ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier.
Çitaku ka përmendur refuzimin dy kryetarëve nga radhët e VV-së për takim me ambasadorin e Amerikës, Jeff Hovenier,
Nënkryetarja e PDK-së është pyetur nga gazetari i Nacionales në Facebook se, a do të japin dorëheqje kryetarët e dy komunave në veri që janë nga radhët e PDK-së.
Ajo ka thënë se në këtë takim nuk i është kërkuar dorëheqja dhe nuk do ta bëjnë këtë veprim.

Në këtë shkrim ndër të tjera, ajo ajo ka kërkuar nga Qeveria që të koordinohet me aleatët për veprimet në veri.
“Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ndërkohë, kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci, një deklarim për Nacionalen të dielën mbrëma u pyet se a do të jap dorëheqje nëse Hovenier ia kërkon.
Peci kishte dilema dhe tha se gjithçka do të varet nga takim.
“Për besë nuk mundëm me të thanë diçka të tillë. Nuk edi të shohim, krejt varet nga takimi.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se kryetari i Mitrovicës Veriore dhe ai i Leposaviqt që janë nga radhët e VV-së, nuk morën pjesë në takim me ambasadorin amerikan dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ndërkohë në veri është tensionuar situata, ku serbët lokalë janë mbledhur para objekteve të komunave për të kundërshtuar kryetarë e rinj.
