A do ta njoftojë ministrja Haxhiu Prokurorinë Speciale se lajmi i rrejshëm i portalit boshnjak kundër Nacionales u përmirësua?
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte ndër të parat që u mor me Nacionalen e Periskopin, duke aluduar në lajmin e Slobodna Bosnës se financohen nga Serbia.
Madje, pas daljes nga Prokuroria Speciale, ajo tha se lajmin ia kishte dërguar prokurorit për të hetuar.
“Po ashtu siç e kemi parë dje, në RTK-live është publikuar një hulumtim që lidhet me tendencën e Serbisë për të blerë media në Ballkan, në këtë rast përmenden dy portale është “Periskopi” dhe “Nacionalja” që thuhet që sipas hulumtimit që financohen nga Qeveria e Serbisë, kam ofruar para Prokurorisë edhe këtë lajm, që është publikuar nga RTK-live, sepse është e rëndësishme të dimë që kush nga portalet financohen nga Serbia. Unë po them që nuk është përgjegjësia e imja të them se çka dhe kush e ka përgatitur hulumtimin ajo çka është e rëndësishme është që e përditshmja atje është kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata prandaj iu përket institucioneve përgjegjëse që të hulumtojnë më shumë që të hetojnë më shumë këtë rast. Unë e pata për obligim që ta ofrojë ato që i kam parë edhe vetë, jo vetëm në cilësinë e ministres së Drejtësisë por edhe të qytetare se Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Pasi lajmi nga portali boshnjak u editua, përmirësua, e u pranua gabimi për shpifje, mbetet të shihet nëse Haxhiu do ta njoftojë prokurorin për këtë zhvillim.