65-vjeçarja në Piranë goditet për vdekje nga një veturë
Një goditje me veturë ka rezultuar fatale për një 65-vjeçare në fshatin Piranë të Prizrenit.
Zëdhësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se aksidenti i ndodhur rreth orës 19:00 të së martës mbrëma ngjau në magjistralen Prizren - Gjakovë.
“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare” – ka thënë ai.
Bytyqi ndër të tjera ka treguar se i dyshuari 25-vjeçar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia , konkretisht patrullat policore të Njësis Rajonale të Komunikacionit Rrugora në Prizren kanë dal në vend ngjarje, në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit si dhe mjekët nga Instituti I Mjekësis Ligjore. I dyshimti (25 vjeçar), me urdhër të prokurorit ndalet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për egzaminim.” – ka bërë të ditur Bytyqi.
