48 për, 7 kundër e 3 abstenime: Kush janë anëtarët e PE-së që s’e përkrahën liberalizimin e vizave për Kosovën? - NACIONALE

48 për, 7 kundër e 3 abstenime: Kush janë anëtarët e PE-së që s’e përkrahën liberalizimin e vizave për Kosovën?

3 vjet më parë

nga Leonitë Demaku

Sot u mor edhe një vendim tjetër i rëndësishëm sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Komiteti për Drejtësi dhe Liri Civile i Parlamentit Evropian (LIBE), më 48 vota për, shtatë kundër dhe tri abstenime, votoi pro një çështje të tillë. Kush janë anëtarët e komisionit të PE-së që thanë kundër dhe abstenuan për heqjen e vizave?

Kosova po i afrohet edhe më shumë udhëtimit pa viza, derisa pas vendimit të sotëm, teksti i liberalizimit duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

7 kundër, 3 abstenime

Derisa 48 anëtarë të LIBE-s votuan pro që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat, shtatë votuan kundër dhe tre abstenuan.

Siç shihet në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian, kryesisht anëtarët spanjollë duket të jenë kundër heqjes së vizave, shtet ky që s’e njeh pavarësinë e Kosovës.

Deputetët që votuan kundër janë: Jorge Buxade Villalb, anëtar spanjoll, Gunner Beck, anëtar gjerman, Tom Valdendriessche, anëtar belg, Milan Uhrik, anëtar sllovak, Isabel Benjumea, anëtare sllovene, Nadine Morano, anëtare franceze dhe Maite Pagazaurtundua, anëtare spanjolle.

Ndërkohë, abstenuan: Lucia Duris Nichoslanov, anëtare sllovake, Javier Moreno Sanchez, anëtar spanjoll dhe Domenec Ruiz Deves, anëtar spanjoll.

1 janar 2024

Para disa ditësh, presidenca suedeze, i tha Nacionales se janë edhe disa “formalitete” rreth çështjes së vizave dhe na e konfirmoi, se diskutimet do të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit.

"Ekziston një marrëveshje politike mes Këshillit dhe PE. Formalitetet e pazgjidhura në lidhje me vendimin për ndryshimin e urdhëresës do të zhvillohen gjatë presidencës suedeze të BE-së dhe pritet të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit." - na tha znj. Missouri.

Në muajin e parafundit të vitit që lamë pas, fillimisht, shtetet anëtare të BE-së ranë dakord që me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi prej datës 1 janar 2024.

Disa ditë më vonë, që Kosova t’i liberalizohen vizat edhe ambasadorët e shteteve anëtarë të BE-së, të njohur si “COREPER II”.

Ky takim, vlen të theksohet se ishte paraparë që të zhvillohej më herët, por për shkak të tensioneve të asaj kohe në veri, ishte anuluar.

Ambasadorët e vendeve të BE-së u pajtuan të mërkurën për mandatin negociues të Këshillit Evropian për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Mbi bazën e këtij mandati, presidenca do t’i fillojë bisedimet me Parlamentin Evropian.” – thuhej në njoftimin e presidences Çeke.

Ndërkohë, për të gjitha këto zhvillime, Nacionale kishte zhvilluar një intervistë me përfaqësuesen e përhershme të Çekisë, Edita Hrda, e cila na kishte dhënë detaje shumë interesante.

Nacionale e kishte pyetur znj.Hrda se a mund të lëvizin qytetarët pa viza më herët se 1 janari 2024, dhe ajo, e kishte arsyetuar përgjigjen e saj me sistemin ETIAS.

“Ekziston një marrëveshje në nivel Këshilli që qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë për vizë pasi të jetë funksionalizuar Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), kjo pritet të jetë në nëntor të vitit 2023. Por meqenëse ne donim që qytetarët e Kosovës të kishin një garanci, ne kemi vendosur 1 janar 2024 si datën më të fundit për liberalizimin e vizave. Kjo është më tepër një masë sigurie në rast se ka ndonjë vonesë administrative me ETIAS.” – na kishte thënë ajo.

Diplomatja çeke i kishte folur Nacionales edhe mbi arsyet e shtyrjes, fillimisht, të takimit të grupit Coreper.

“Takimet e COREPER kanë agjenda shumë të zëna dhe është e zakonshme për ne që të shtyhet një pikë e agjendës. Në këtë rast, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës dhe thirrje për depërshkallëzim të situatës, ne dëshironim që të shtyhet vendimi derisa situata të bëhet më e qartë.” – ishte shprehur ajo.

Lajme të ngjashme