4 milionë euro për Trepçën, Kurti: Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka - NACIONALE

4 milionë euro për Trepçën, Kurti: Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se do të ndahen 4 milionë euro për Trepçën.

Ai ka thënë se më këto mjete do të ndahen për të tjekaluar krizën aktuale ku minatorët janë pa paga që dy muaj.

Kurti bile kritikoi Trepçën duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerr. Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerrura nga nëntoka” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme