4 mijë letërnjoftime e mbi 3 mijë pasaporta janë lëshuar në veri që nga liberalizimi i vizave
Drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, bëri të ditur se që nga heqja e regjimit të vizave për shtetasit kosovar në fillim të janarit, në komunat veriore të banuara me shumicë janë lësuar diku afro 7 mijë dokumente të Kosovës: letërnjoftime pasaporta.
“Diku rreth 4 mijë qytetarë janë pajisur me letërnjoftime. Ndërsa, me pasaporta që në mujorin e parë janë pajisur diku rreth 3 mijë e 200 qytetarë”, tha Camaj për Kosovapress.
“Kërkesat për pajisje me dokumente që nga janari kanë shkuar në ngritje, kështu që këtë vit kemi rritje të kërkesave. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kanë aplikuar diku rreth 125 mijë e 143 qytetarë për letërnjoftime. Ndërsa, për t’u pajisur me pasaporta, diku kanë aplikuar 263 mijë e 850 qytetarë”, shtoi.