30 hektarë në Suharekë kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK do t’i përdorë për trajnime - NACIONALE

30 hektarë në Suharekë kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK do t’i përdorë për trajnime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një hapësirë prej 30 hektarësh në Suharekë ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ish “Damper” në Suharekë, sipas vendimit që u mor sot në mbledhje, do të jetë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK-ja do ta përdorë këtë hapësirë për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Hapësira e ish “Damper-it” në Suharekë kalon në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes

Në mbledhjen e 153 të Qeverisë, u mor vendimi që prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish "Damperi" (ish Kampi "Casablanka") në Suharekë të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kësisoj dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së.

Lajme të ngjashme