27 zyrtarë nuk e kanë deklaruan pasurinë, APK paralajmëron kallëzime penale - NACIONALE

27 zyrtarë nuk e kanë deklaruan pasurinë, APK paralajmëron kallëzime penale

1 vit më parë

nga NACIONALE

27 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre sivjet, për çka nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëruan ngritje të kallëzimeve penale.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, në intervistë për Ekonomia Online, tha se për 110 zyrtarët që kanë deklaruar me vonesë, janë shqiptuar gjoba 30 për qind të pagës, ndërsa për 27 të tjerët Agjencia është në përgatitje të kallëzimeve penale.

“Jemi në proces të hartimit të kallëzimeve penale që do t’i dorëzojmë në prokurori. Janë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk i kanë deklaruar pasurinë, por sipas informatave, të cilat i kemi pranuar, dy kanë ndërruar jetë dhe si të tillë janë përmbyllur rastet”, tha ai .

“Agjencia është në përfundim të këtij procesi. Në të njëjtën kohë jemi duke zhvilluar procesin e korrektimit të lëshimeve, që kanë bërë subjektet deklaruese gjatë procesit të deklarimit të fundit. Tashmë si proces është mbyllur. Ata të cilët kanë evidentuar lëshime kanë pasur afat të mjaftueshëm për të korrektuar ato. 27 personat ne do t’i dërgojmë në prokurori dhe mund të merret vendim dënimi dhe gjobë shtesë.

Ne jemi duke parë të gjitha mundësitë si të jemi më këmbëngulës dhe si t’i detyrojmë ta kryejnë këtë obligim. Për ata që kanë pasur numër më të madh që nuk e kanë deklaruar pasurinë do të zhvillojmë edhe takime me ta dhe do t’ua shpjegojmë edhe rëndësinë e transparencës zyrtare. Pastaj kjo të merret parasysh nga ta edhe gjatë vlerësimit të performancës”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme