22 a 19? Bulliqi i VV-së luan futboll, duket se ngatërron fanellën
Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka marrë pjesë në një ngjarje futbolli me një ekip të veteranëve të Llapit. Por, ajo që la përshtypje është mënyra se si ishte veshur.
Bulliqi në fotografitë e ndara me publikun, del se ka ngatërruar fanellën ose shorcet prej futbollisti që i janë dhënë nga FFK-ja.
Ai shfaqet me numrin 22 në fanellë, por në shorce me numrin 19.
Se mund të ketë ngatërrim mund ta kuptojmë përmes lojtarëve tjerë, që kanë numër të njëjtë edhe në fanelë por edhe në shorce.
Bulliqi në këtë turne ka bërë fotografi edhe me kreun e FFK-së, z. Agim Ademi.