20 tetori më i nxehtë në Prishtinë që nga vitet e 70-ta - NACIONALE

20 tetori më i nxehtë në Prishtinë që nga vitet e 70-ta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prishtina Weather ka njoftuar se dita e premte 20 tetori 2023 ka qenë dita më e nxehtë që nga vitet 70-ta.

Me një postim në Facebook nga kjo faqe kanë thënë se temperaturat qe janë shënuar sot, kanë qenë të larta, të cilat nuk janë shënuar që nga vitet e 70-ta.

Në njoftim bëhet e ditur se sot në aeroportin e Prishtinës janë shënuar temperatura deri në 28 gradë celsius.

Postimi i plotë:

20 tetori më i nxehtë në Prishtinë

20.10.2023 – Erërat jugore që frynë përgjatë rajonit ditën e sotme, kanë ngritur temperaturat edhe në vlera rekorde në disa pjesë. 28C ishte temperatura e regjistruar sot në aeroportin e Prishtinës, por edhe në stacionin e IHMK-së në Prizren. Ky 20 tetor edhe ishte më i nxehti në Prishtinë, ngase në shënimet paraprake, nga vitet e ’70-ta nuk ka pasur temperaturë kaq të lartë në këtë ditë. Ndërkohë edhe sa i përket periudhës së dhjetëditëshit të dytë, temperaturë prej 28C shfaqet pas gati 30 vitesh. Në dhjetëditëshin e dytë të vitit 1993, regjistrohen temperatura prej 28.7C në stacionin në Prishtinë, në datat 15 e 18 tetor. Temperatura prej 28C, edhe është më e vonshmja që regjistrohet në këtë periudhë tetori në vend. Më 1 tetor të vitit 2012, në aeroportin e Prishtinës regjistrohet temperatura më e lartë prej 31.9C, derisa gati 20 vite më herët në stacionin në Prishtinë, me datë 1 tetor 1991, maksimalja ishte 31.5C. Sa i përket stacionit në Prizren janë dy data në vitin 1973, më 17 e 18, kur temperaturat kanë kapur vlera prej 28C.

Temperatura ekstrem të larta janë regjistruar në shumë pjesë të Shqipërisë. Siç raportohet nga matjet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, 33C ishte maksimalja në Tiranë, 32.8C në Kuçovë. Në Vlorë 31.6 e Durrës 31.4, ndërsa në Kukës 30.8C.

Ditë tropike, me temperaturë maksimale mbi 30C, pati edhe në Serbi. 32.4C ishte temperatura më e lartë në Valjevë, 31.1C në Kralevë, derisa edhe në Beograd u regjistrua temperatura maksimale prej 30.5C. Në Hungari 30.3C, e në Senj të Kroacisë 30.5C.

Lajme të ngjashme