16 videot më interesante nga Kuvendi sot - NACIONALE

16 videot më interesante nga Kuvendi sot

2 javë më parë

nga Dafina Demaku

-Asgjë e re nga Kuvendi as në vazhdimin e pestë të seancës konstituive. Vetëvendosje e ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, duke i treguar ish- partive opozitare se nuk kanë ndryshuar nga ky pozicion. Por, as ish partitë opozitare nuk kanë ndryshuar nga pozicioni i tyre që nuk e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

-Albulena Haxhiu (VV) ashtu si e gjithë Vetëvendosja, po e interpreton mosvotimin e saj për kryeparlamentare nga partitë që ishin në opozitë, si ‘çështje gjinore’. Pas ndërprerjes së seancës së pestë (vazhduese), ajo madje tha se po përballet me ‘gjuhë linçuese’ dhe ‘të papërmbajtur’.

-LDK tha se do ta kallëzojë penalisht (më së largu nesër) Albin Kurtin me ish-ministra, për shkak që po vazhdojnë me qenë edhe deputetë edhe ‘ministra’. Hykmete Bajrami tha se ‘Kosova nuk është mbretëri’ që të veprohet kështu, prandaj nesër do t’i drejtohen Gjykatës. Kryeparlamentarin, thotë LDK, nuk ia voton Vetëvendosjes.

-Për PDK-në, është Lëvizja Vetëvendosje ajo që po vazhdon ta mbajë peng themelimin e institucioneve. Kështu tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

-Për AAK-në, derisa nuk ka ndryshim nga Lëvizja Vetëvendosje rreth emrit të propozuar për kryeparlamentar (Albulena Haxhiu deri tash), nuk do të ketë ndryshim as nga AAK-ja. Kjo parti sqaron se emrat që thotë se do t’i votonte, si Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci ‘nuk janë të propozuara nga AAK-ja’, por thotë se do t’i votonte ‘nëse i propozon VV-ja’.

-Për Nismën, gjithçka që shihet në horizont është shpresa se gjërat do të lëvizin në favor të themelimit të institucioneve. S’ka çare pa u bë kjo, për të mirën e Kosovës – nënkupton Fatmir Limaj – por thotë se ‘fillimi është gjithmonë i vështirë’.

1. Kurtit s’i folë askush: Kështu u bojkotua ai nga gazetarët sot

2.Haradinaj: Zonja Haxhiu s’është unifikuese, nëse VV nuk gjen zgjidhje tjetër ta shohim si do të ecim

3.Kusari: Albulena Haxhiu ka tri herë më shumë vota se Haradinaj, 30 mijë vota më shumë se Krasniqi

4.Bajrami: LDK do të kallëzojë penalisht Kurtin, ne s’jemi mbretëri

5.Peci: Për nga natyra du me qenë optimist, jam optimist se opozita do të reflektojë

6.Albulena Haxhiu: Po më thonë figurë përçarëse, konfliktuoze, monstrum politik, specie e përçudnuar

7.A do të jetë Arbërie Nagavci ministreshë sërish?

8.Limaj: Lojë nervash, në ditët në vijim të gjithë do të angazhohen për të dalë nga kjo situatë

9.Haradinaj: Saranda dhe Shqipja nuk janë propozimi ynë, por kemi thënë se i votojmë

10.Abdixhiku: Nëse nuk ka pasë marrëveshje gjatë këtyre dy ditëve, edhe kjo seancë është e kotë

11. Bogujevci pasi AAK e ‘kërkoi’ për kryeparlamentare: Pse duhet të jem unë, e jo Albulena Haxhiu?1

12.Kraki: Unë kam ardhë ekstra prej Parisit me punu o vëlla – diçka duhet me ndodhë

13.Murati: Uroj që opozita t’ketë reflektuar

14. Peci: Mendoj që duhet me i thirrë zërit të arsyes

15.Krasniqi: 73 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, pa institucione ,VV-ja po e mban peng shtetin

16.Edhe sa do të përsëritet kjo skenë (e bajatshme) në Kuvend?

(Fotografia kryesore e artikullit: Visar Kadrolli)

Lexo edhe:

Lajme të ngjashme