11 ushtarë italianë të plagosur, Meloni: S’do tolerojmë asnjë sulm tjetër ndaj KFOR-it
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas protestave të dhunshmë në veri të Kosovës, ku si pasojë kanë mbetur dhjetra ushtarë të KFOR-it të plagosur.
Meloni ka dënuar sulmin ndaj misionit të KFOR-it, ku 11 ushtarë italianë kanë mbetur të lënduar, duke thënë se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it.
“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it”, tha Meloni, transmeton Koha.net.
Kryeministrja italiane, gjithashtu, ka dënuar edhe veprimet e njëanshmë të Qeversë së Kosovës dhe ka kërkuar deeskalimin e situatës nga gjitha palët e përfshira.
“Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, tha Meloni.
