Bildt: Hapat e parë të përshkallëzimit në veri u ndërmorën nga Prishtina
Diplomati i njohur dhe bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt, ka shprehur sot në Twitter qëndrimet e tij për thellimin e krizës në veri të Kosovës, duke ia hedhur fajin drejtpërdrejt palës prishtinase për fillimin e ciklit të përshkallëzimit.
Bildt shkroi se hapat fillestarë që çuan në përshkallëzim "janë ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë."
Postimi:
"Ka shumë faj për krizën e re në veri të Kosovës, por hapat e parë që nisën ciklin e përshkallëzimit u ndërmorën nga pala prishtinase. Pastaj nga atje ka qenë tatëpjetë. Dhe tani është vërtet keq", - tha ai.
There is plenty of blame to go around for the new crisis in northern 🇽🇰, but the first steps that started the cycle of escalation was taken by the Pristina side. Then it’s been downhill from there. And now it’s really bad. https://t.co/IBLPeTByZf
— Carl Bildt (@carlbildt) May 29, 2023
Në këtë deklaratë, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka komentuar dhunën e turmës serbe ndaj KFOR-it në Zveçan. Sipas tij, e gjithë pamja e sotit, ku u lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it, është organizim i Albin Kurtit, kryeminsitër i Kosovës.
Sipas Vuçiqit, Kurti dëshiron një konflikt mes serbëve dhe NATO-s.
“E gjithë kjo është e organizuar nga Albin Kurti në dëshirën e tij për të shkaktuar një konflikt mes serbëve dhe NATO.” – thekso ai, raporton Objektiv.rs.