Qeni që 'kafshoi' Edi Ramën: S'dha përgjigje për skandalin e Ohrit dhe ofendoi vazhdimisht Kurtin - NACIONALE

Qeni që 'kafshoi' Edi Ramën: S'dha përgjigje për skandalin e Ohrit dhe ofendoi vazhdimisht Kurtin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri kosovar Albin Kurti dolën në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive dhe u pyetën – përkundër mosdëshirës së tyre – edhe për artikullin e publikuar mbrëmë në gazetën Nacionale.

Edi Rama shumë shpesh përkrah vetes ka Baton Haxhiun, një kritik të ashpër të Albin Kurti që është akuzuar prej këtij të fundit edhe për lidhjet me një ish funksionar të regjimit jugosllav, Jovica Stanishiqin. Mbrëmë ndërkohë kishte përkrah kritikë të tjerë të ashpër të Kurtit si Valon Syla, Arben Ahmeti, Ilir Mirena, Dukagjin Gorani. Por, sot ai kishte përkrah pikërisht njeriun që mban emrin dhe mbiemrin që nuk e heqin nga goja të lartpërmendurit: Albin Kurtin.

Gazeta Nacionale gjatë mbrëmjes së kaluar publikoi një artikull në të cilin tregohej me burime për një fjali problematike e shqetësuese që e kishte thënë më 8 qershor në Ohër para disa politikanëve shqiptarë.

“Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) deri në shtator,”

Ai u pyet edhe për një çështje të tillë në mënyrë direkte nga gazetari Kosovë Gjoci, por dështoi të formulonte një përgjigje serioze:

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzoj vetëm një protestë e Albinit. S’ka lidhje kjo. Dakord.”

Sidoqoftë, në lidhje me rastin kryeministri Rama kishte përdorur fjali të ndryshme me plot mllef e ofendim gjatë mëngjesit të sotëm.

Qeni ‘kafshon’ Ramën

”Ky është një qen që mbetet shumë i rëndësishëm, sepse përbën një simbol për arsyen e tërheqjes së vëmendjes. Por ne fokusohemi dhe puna vazhdon, lehjet mbeten prapa, si ajo thënia ”qentë le të lehin karvani ecën përpara,” – është shprehur në një moment tjetër gjatë konferencës z. Rama.

Ai ka pasur ofendim krejtësisht të ngjashëm edhe në fjalën e tij hyrëse, dhe ku po ashtu vuri në përdorim figurën e qenit.

“Ishte një qen që lehte aty para se të nisnin himnet, mirëpo pas himneve edhe qeni nuk lehu më. Mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes nesh. Njerëzit kërkojnë të fusin xixa mes nesh, dhe kërkojnë çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu (Albin Kurti).”

Në fakt, xixat mes Ramës dhe Kurtit janë të kudovërejtshme dhe disa u potencuan edhe nga gazetarët e pranishëm në konferencë. Një prej tyre ishte Ballkani i Hapur. Një tjetër, përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e brendshme të Shqipërisë siç kishte bërë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Por, xixat më të mëdha kryeministri Rama i futi me Kurtin pikërisht duke mbledhur kritikët e Kurtit në Gërmi mbrëmjen e 19 qershorit, duke mos mundur që t’i përmendte as emrin presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe duke mbajtur afër kritikun më të ashpër të Kurtit, Baton Haxhiun e të cilin së fundi e mori edhe në Ukrainë në një vizitë të rëndësishme në shtetin që po përjeton agresionin rus.

Fyerjet ndaj kryeministrit Kurti

Duke u përpjekur të relaksonte atmosferën, Rama i është referuar në disa raste në mënyrë ofenduese kryeministrit të Kosovës.

Ai e quajti kryeministrin Kurti si “Bini” në mënyrë përkëdhelëse, por që dukej edhe ironike dhe tallëse.

“Dua ta falënderoj Binin dhe ju të gjithëve, por në veçanti Binin. Është një kënaqësi e veçantë që kur ne takohemi, kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak, kjo është e rëndësishme.” – u shpreh Rama pas fillimit të takimit.

Mjaft tallës ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij ai u tregua edhe kur u shpreh për politikën e saj të kursimit të parasë publike.

Prej që VV e mori qeverisjen janë zvogëluar edhe germat në dokumente.” – tha në një moment tjetër Rama duke u përpjekur të tallej me kursimin e letrës dhe fontin e vogël të shkronjave në dokumente.

Ai po ashtu ishte fyes ndaj Kurtit edhe kur u pyet nga gazetarët nëse e shihte të udhës që edhe Kosova të merrte pjesë si vëzhguese në Samitin e Ballkanit të Hapur siç kishin bërë Mali i Zi me Bosnje dhe Hercegovinën më 8 qershor.

“Edhe po qe për vëzhgues ky vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën e jo më Ohrin, dakord!” – u shpreh ai me nënqeshje.

Për fat të keq, kryeministri i Kosovës qëndroi shumë i heshtur gjatë gjithë takimit.

Lajme të ngjashme