Detaje të reja nga hetuesia për rastin Shkreta: Lagjia monitorohet 24 orë dhe është private - NACIONALE

Detaje të reja nga hetuesia për rastin Shkreta: Lagjia monitorohet 24 orë dhe është private

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, raportohet se ka qenë cak i hajnave. Shkreta ka bërë të ditur se atij i janë vjedhur 50 mijë euro para të gatshme dhe deri më tani nuk ka të dyshuar për rastin.

Nacionale mëson nga burime brenda hetuesisë së Policisë së Kosovës se dera e shtëpisë së tij nuk është demtuar dhe se lagja në të cilën banon Shkreta është ndër me të sigurta.

Sipas burimeve brenda hetuesisë, në këtë lagje asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë vjedhje sepse kjo lagje monitorohet 24 orë dhe është e mbyllur për të tjerët.

Lagja ne Kalabri ku jeton Shkreta eshte lagje e mbyllur, me roje 24 ore, me kamera te sigurise te nivel shume të përsosura te vendosur ne te gjithe lagjen. Dera nuk i eshte demtuar dhe deri me tani asnjehere nuk ka pasur vjedhje te banesave brenda ne ate lagje. Asnje banore nuk ka pa asgje te dyshimte dhe nese vertete ka ndodhur ajo vertetohet menjehere me kamera.”, ka thënë ky burim për Nacionale.

Në anën tjetër Shkreta është deklaruar për rastin duke thënë se po sulmohet padrejtësisht nga disa qarqe.

Ashtu siç e thotë ligji, njoftuam organet e policisë dhe të drejtësisë dhe, konform kërkesave të tyre, ofruam bashkëpunim pa bërë prononcime publike, në mënyrë që këto organe të bëjnë punën e tyre të pavarur në drejtim të kapjes sa më të shpejtë të keqbërësve. Por e njëjta nuk u respektua nga disa qarqe, të cilët, përveç që po na sulmojnë padrejtësisht, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e rëndë të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë për 50 mijë eurot e Shkretës është deklaruar edhe Agjencia Kundër Kurrupsion.

Shefi i kësaj Agjencie, Yll Buleshkaj ka thënë se për Nacionale nëse vërtetohet se paratë e vjedhura janë mbajtur kesh nga viti i kaluar mund të konsiderohet shkelje

Për sa i përket pyetjes tuaj mund të themi se: Fillimisht, më vjen shumë keq që një zyrtar i lartë i Kosovës ka qene viktimë e krimit. Se dyti, raporti i dorëzuar përmes formularit të pasurisë nga deputeti e mbulon periudhën kohore 1 janar-31 dhjetor 2021, ndërsa ngjarja që ju keni permendur ka ndodhur në fund të qershorit 2022, rrjedhimisht krahasimi mund të mos jetë i drejt. Raportimi për pasurinë, të hyrat etj bëhet në vitin 2023. Së treti, në rast që mund të vërtetohet qe të hollat janë mbajtur kesh nga viti i kaluar, dhe nuk janë raportuar, mund të konsiderohet shkelje", ka thënë drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Në anë tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë se për rastin e vjedhjes së 50 mijë eurove janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.

Rastit te cilit ju keni referuar, ju njoftojme se me urdher te prokurorit kujdestar eshte iniciuar rast ne drejtim te vepres penale "Vjedhja e rende", si dhe ne koordinim me policine jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te kesaj çeshtjeje penale. Rasti eshte ne hetime.”, ka thënë ajo për Nacionale.

Por sa është pasuria e tij?

Shkreta merr tri paga nga tri vende të ndryshme të punës.

Prej krejt kësaj, Shkreta në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasuri të paluajtshme, katër lokale afariste, një shtëpi dhe një banesë. Vlera e tyre kap shifrën e afër 500 mijë eurove.

Pasuri të luajtshme, Shkreta ka deklarua dy vetura, njëra me vlerë 25 mijë euro.

Po ashtu, deputeti i VV-së ka deklaruar se posedon aksione 50 për qind në Integrident që është në bashkëpronësi me bashkëshorten e tij.

Ndërkaq deputeti që u vodhën 50 mijë euro, ka deklaruar se para të gatshme në banka ka rreth 100 mijë euro në pronësi të tij dhe bashkëshortës.

85 mijë euro para të gatshme ka deklaruar se ka në bankën TEB ndërsa mbi 16 mijë në një bankë në Ferizaj që janë në emër të tij.

Shkreta thotë se ka edhe dy kredi që kapën vlerën e 100 mijë eurove.

Lajme të ngjashme