Tuchel: Na duhet fat, momentum dhe kualitet për ta eliminuar Real Madridin
Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel e ka quajtur mit skuadrën e Real Madridit, ndërsa beson se duhet fat, momentum dhe kualitet për të avancuar në finale.
Bayerni është nikoqir i Realit në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve, me përballjen e zjarrtë që zhvillohet në “Allianz Arena”.
Tuchel në konferencë për shtyp paralajmëroi se duhet fat për ta eliminuar Realin, ndërsa ende është i pasigurt nëse do të luajnë emrat si De Ligt, Upamecano, Jamal dhe Sane.
“Duhet të shohim testimet e fundit. Laimer duket mirë, por nuk e di për të tjerët. Durim. Është ende herët për De Ligt dhe Upamecanon. Sa i përket Jamal dhe Leroy do të jetë vendim i minutës së fundit”.
“Si do të futeni në lojë? Varet nga taktikat, fati. Taktikat gjithmonë janë vegla. Është si makinë, por ne do ta vozisim. Lojtarët kanë ide për këtë përballje dhe duhet të jenë të lirë që të pasojnë te njëri-tjetri në fushë. Na duhet fat, momentum dhe kualitet për ta eliminuar një skuadër si Real Madridi. Nëse duhet ta sfidojmë fatin, atëherë do ta bëjmë”.
“Janë dy finale të hershme. Do të propozoj 11-shen që do ta vendosja edhe në finale. Nuk do të fus lojtarë që nuk janë gati për 90 minuta. Nuk mendoj për ndeshjen kthyese sepse në ndeshjen e parë mund të ndodhin gjëra që do të jenë vendimtare për ndeshjen e dytë. Do të bëjmë çmos për të fituar dhe do të ketë kohë për ndeshjen kthyese”.
“Është ndeshje shumë e madhe, një gjysmëfinale shumë e vlefshme. Nuk e di nëse është ndeshja më e madhe në botë, ndoshta njerëzit në Mançester ose Liverpool nuk do të pranojnë. Por është ndeshje e madhe dhe jemi shumë të emocionuar për të luajtur”.
Ndërkohë, Tuchel pret një atmosferë fantastike për përballjen që zhvillohet në “Allianz Arena”.
“Na duhet një top atmosferë. Ndeshja kthyese nuk do të jetë ndryshe. Na duhet tifozët që të jenë pjesë e lojës dhe do të vazhdojmë. Na duhet të krijojmë një paraqitje fantastike që na lejon të kemi avantazhin edhe për përballjen kthyese”.