Si duhet të menaxhohen bizneset familjare?
Në Kosovë ekzistojnë shumë kompani familjare, të trashëguara nga të parët e tyre. Por, të tilla ka edhe nëpër botë si Mercedes, Pezho etj.
Gent Shala në emisionin TOK-13 në Nacionale tha se në Kosovë, bizneset familjare perceptohen si diçka negative. Pasi brenda tyre mungon vizioni afatgjatë.
Genti dha një shembull për brendin "Louis Vuitton", ku tregon për presidentin e kësaj kompanie i cili fëmijët e vetë i ka të vendosur në pozita udhëheqëse e menaxhuese, por jo në pjesën e bordit.
"Bordi e vendos vizionin e komplet kompanisë. Bordi mundet me thënë, këtë strategji që ju e keni vendosur ne nuk pajtohemi, ndërrojeni. Bordi e vendos këtë. Kështu që në këto kompani është një bord i cili thotë që; ti e ke djalin, vajzën në atë pozitë po nuk mund të bësh çka të duash".
"Tek ne ka kompani që funksionojnë në baza familjare edhe këto kompani kanë me u rrit qaq shumë sa që kanë me pas nevojë me kriju një bord. Po në qoftëse janë të mençur, kanë me kriju qasi sistemi që i thotë; shiko ti je djali im, po nëse nuk e bënë punën siç duhet, unë të zëvendësoj me dikë tjetër. Kështu duhet të ndodh. Kjo është mënyra se si duhet të veprohet".
Në Kosovë niveli i papunësisë është shumë i madh, e në shumicën e rasteve pagat që mirren janë vetëm për mbijetesë, por sa guxojnë, punëtorët që të ankohen?
Shala thotë se në ditët e sotme, punëtorët kanë ku të ankohen; "është Inspektorati i Punës është shumë aktiv, në zgjedhjen e rasteve ku të shkelen të drejtat e punëtorëve"
"Në momentin që të shkelen të drejtat më së pari si njeri, jo si punëtor po si njeri, nëse keqtrajtohesh me komunikim jo të mirëfllt, ke qasje toksike, presion të panevojshëm psiqik ose të shkelen të drejtat, ku nuk ta jep pagën, nuk ta jep kontratën etjetj. Unë mendoj që duhet të raporohen menjëherë. Vendi është tek inspektorati i punës dhe po i zgjedhin rastet shpejtë", shton ai.
