Qysh BBVK po e shpërfaq përqeshjen si diçka normale? - NACIONALE

Qysh BBVK po e shpërfaq përqeshjen si diçka normale?

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Big Brother Vip Kosova, format televiziv mjaft i shikuar nga të gjitha moshat. Në këtë shou, po krijohen situata interesante por shpesh edhe veprime, shprehje ofenduese e nënçmuese.

Në disa raste, imitimet po kërkohen nga vetë VIP-at brenda shtëpisë, për të krijuar të qeshura. Por në raste të shpeshta ato “imitime” po kalojnë në nënçmim e tallje. Për fat të keq në këto raste, përqeshja po arsyetohet si "humor" e pastaj, po merret si e mirëqenë.

Vlen të theksohet se përqeshjet në shtëpinë VIP të Kosovës, më shumë po bëhen kundrejt gjinisë femërore. Bile as vetë vajzat brenda nuk reagojnë kur përqeshet banorja tjetër.

Raste konkrete kemi me aktorin Vedat Bajrami si dhe këngëtarin Arkimed Lushi, i njohur si Stresi.

Vedati teksa “imiton” Mbresën e Julin edhe Stresi varësisht nga disponimi, kryesisht shënjestër për tallje e ka Juilana Nurën. Askush nuk po reagon, bile edhe vetë BBVK këto veprime talljeje e mospërfillëse po i merr si diçka normale.

Ky format televiziv ne një farë forme përfaqëson një pjesë të realitetit tonë shoqëror.

Fiks para një muaji, edhe artisti Ramë Lahaj, përmes një statusi në facebook kishte shprehur revoltën e tij kundër veprimeve në tilla në shtëpinë e vëllaut të madh. Gjithsesi, nuk po ndryshon asgjë, ende nuk po merren masa.

"Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femrore por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. Pastaj nëse e tolerojmë s'kemi pse befasohemi kur të njejta sjellje ndodhin ndaj nënave tona, motrave, mbesave dhe shoqeve".

Dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme