Psikologu: Dënimet e ulëta për ngacmime e dhunime seksuale, nxisin raste tjera - NACIONALE

Psikologu: Dënimet e ulëta për ngacmime e dhunime seksuale, nxisin raste tjera

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Çdo ditë të lume, dëgjon raste për ngacmime seksuale me fjalë, ndonjëherë edhe me prekje. Në rrugë, kafe apo edhe vende të tjera. Për raste të tilla mund të dëgjosh edhe nga shoqëria e familjarët.

Por, pse nuk raportohen në polici?

Përgjigjet e tyre pothuajse janë të njejta, “procedura të gjata”, “po pritoj me u marrë”,“nuk kemi besim në intitucione” etj.

Përpos rrethit shoqëror, edhe në lajme, gati çdo ditë raportohet për ngacmime e dhunime seksuale.

Në Kosovë, viteve të fundit ka pasur raste të dhunimeve seksuale, për të cilat edhe është protestuar. Përshembull rasti i vajzës 11 vjeçare, në Prishtinë.

Këto ditë gjithashtu u raportua se një 16 vjeçare në Viti dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm që nga qershori i vitit të kaluar. Me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar.

Pastaj, një tjetër ngacmim seksual në Prizren, ku një femër ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në banesën e saj, është përcjellë nga një i dyshuar mashkull, dhe sapo ka arritur tek hyrja i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht.

“Një ndër faktet për të shfaqur një lloj të potencialit për të qenë ngacmues ose dhunues e shton fakti që dënimet nuk janë të ashpra, ndaj personat që dhunojnë seksualisht ose ngacmojnë. Për atë arsye njerëzit kur kanë një tolerancë të veprimit ata e vetëm e shtyjnë më shumë këtë veprim”, thotë psikologu Dorjan Krasniqi për Nacionale.

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2022 numri i rasteve të ngacmimeve seksuale dhe dhunimeve seksuale është pothuajse i njejtë.

“Nuk dihet burimi nga rrjedh. E para që është, zakonisht kur ndodhin ngacmime seksuale dhe dhunë seksuale, këto marrin përmasa më të mëdha mediatike, njerëzit reagojnë në ato momente. Ndoshta këto reagime, për t’iu bashkuar turmës, ose për ndonjë faktor tjetër. Gjithsesi ka reagime 2-3 ditë dhe pastaj nuk ndërmerret asgjë, as nga institucionet, as nga njerëzit që mund të jenë kompetent në forma të ndryshme për ta ndryshuar këtë realitet”, thotë psikologu Krasniqi.

Sa është numri i saktë i dhunimeve e ngacmimeve seksuale në Kosovë për vitin e kaluar?, A është ky numër real ?, Çka ndikon në mosraportimin e rasteve në polici ?, Çka mund të ndikoj direkt në uljen e rasteve të tilla?, Si ndikojnë rastet e reja të dhunimeve e ngacmimeve seksuale tek personat që e kanë përjetuar më herët?, Pse meshkujt në Kosovë, ngacmimet seksuale i marrin si kompliment ?

Për detaje, dëgjone podcastin e radhës dhe përgjigjet e psikologut Dorjan Krasniqi:

Lajme të ngjashme