Polici me kancer që humbi shikimin pas ndërprerjes së rrezatimit në QKUK - NACIONALE

Polici me kancer që humbi shikimin pas ndërprerjes së rrezatimit në QKUK

1 vit më parë

nga Gentiana Hasani

Ka disa muaj që një 47-vjeçar, pjesëtar i policisë së Kosovës është diagnostikuar me tumor. Tek ai mjekët kishin rekomanduar që të kryheshin gjithsej 20 rrezatime në mënyrë që gjendja shëndetësore të haste ndonjë përmirësim.

Por, ky pacient siç duket nuk pati fat të mirë në kryerjen e këtyre rrezatimeve. Ai arriti që t’i përfundojë vetëm gjashtë sosh. 14 të tjera iu pamundësuan atij. Dhe kjo, jo se nuk deshi apo gjendja e rëndë ia pamundësoi. Por, se aparatura ku ai e merrte këtë shërbim është vërshuar nga uji.

Në një deklaratë për Nacionalen, të afërmit e këtij polici kanë treguar për dëmet që i janë shkaktuar atij si pasojë e mos-funksionimit të aparaturës për kryerjen e këtyre rrezatimeve.

Lajme të ngjashme