Podcast/Përleshje, Episodi II: "Lumiri po e kopjon Albinin" - "Lumiri i tregoi vendin arrogancës së Shqipërisë" - NACIONALE

Podcast/Përleshje, Episodi II: "Lumiri po e kopjon Albinin" - "Lumiri i tregoi vendin arrogancës së Shqipërisë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në episodin e dytë të “Podcast/Përleshje”, Vullnet Krasniqi dhe Jetlir Buja janë përleshur ashpër në lidhje me refuzimin e kreut të LDK-së për ta takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Begaj nuk kishte dashur ta takonte Abdixhikun në zyren e tij, e Abdixhiku nuk donte ta takonte Begajn jashtë zyres.

Buja ofron argumentet e tij pse Abdixhiku ka bërë veprimin e duhur, derisa Krasniqi është shprehur skeptik duke kërkuar që çështja “të mos bëhet e madhe”.

Jetlir Buja është shprehur se kjo tregon “qasjen paternaliste” të Shqipërisë, duke përmendur edhe sjelljet arrogante të kryeministrit shqiptar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“E kemi parë këtë sjellje edhe më herët nga Shqipëria,” – thotë Buja, derisa lavdëron Abdixhikun që nuk ka lëshuar pe në teket e presidentit shqiptar.

Ai ka ofruar detaje edhe nga preferenca të tjera të Begajt, ndërsa Krasniqi është shprehur i bindur se Abdixhiku thjesht ka dashur ta kopjojë “Albin Kurtin” me këtë gjest.

Se cili ka e cili nuk ka të drejtë, mund të na lini që ta kuptojmë duke na shkruar në info@nacionale.com.

Lajme të ngjashme