Podcast/Përleshje, Episodi I: Qeveria ka faj vs s'ka faj për krizën e rrymës - NACIONALE

Podcast/Përleshje, Episodi I: Qeveria ka faj vs s'ka faj për krizën e rrymës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Episodit 0 (episod pilot) që u mbajt javën e kaluar, tashmë kemi edhe episodin I të "Podcast/Përleshje", dhe i cili i dedikohet çështjes së rrymës.

Ky debat, me shumë gjasë po ndodh nëpër shumë shtëpi, çajtore, kafeteri, vende pune, etj., mes shumë e shumë njerëzve: Ka apo nuk ka faj Qeveria për krizën e rrymës që po e pllakos vendin që në verë?

Vullnet Krasniqi dhe Jetlir Buja nuk pajtohen me njëri-tjetrin në këtë episod të parë, duke shtruar nën kufizim të kohës ato çështje kruciale që do të duhej të shtroheshin.

Krasniqi është i bindur se Qeveria "nuk mund të bëjë më shumë" anipse nuk arrin të tregojë saktësisht se çka ka bërë.

Buja në anën tjetër është i bindur se "Qeveria nuk ka mundur të bëjë më pak" derisa thotë se edhe një grup qytetarësh do ta 'administronte' krizën më mirë se Qeveria Kurti II.

Për më shumë, ju ftojmë të klikoni PLAY në pjesën e mëposhtme.

Lajme të ngjashme