"Po aplikoj, por kam me dalë jashtë" - Pse maturantët po e humbin interesimin për fakultet? - NACIONALE

"Po aplikoj, por kam me dalë jashtë" - Pse maturantët po e humbin interesimin për fakultet?

1 vit më parë

nga Leonitë Demaku

Dy vite pas diplomimit, u ktheva në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Ndryshe prej para pesë vitesh, kur aplikova për në drejtimin Gazetari të Fakultetit të Filologjisë, këtë herë nuk e pashë grumbullin e nxënësve të sapodalë nga gjimnazi, që të emocionuar prisnim për dorëzimin e dokumenteve pranuese në fakultet. Ajo që pashë, më befasoi tej mase; korridoret e shumicës prej fakulteteve, ishin thuajse të zbrazëta. Këtë vit, numri i nxënësve që po aplikojnë për t’u regjistruar në fakultetet e UP-së, ka rënë dukshëm. Këtë ma konfirmuan edhe administratat e Fakultetit të Filologjisë, Fakultetit Filozofik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Edukimit.

Lajme të ngjashme