Ceremonia e turpit: Kurtit e Osmanit i ndahet çmimi ‘Alumni Nderi’ nga Universiteti i Prishtinës, në kulm të fushatës zgjedhore
Presidentes së vendit Vjosa Osmani, e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, u është ndarë çmimi “Alumni Nderi” nga Universiteti i Prishtinës, në kulmin e fushatës zgjedhore. Çmimi që parashihet të ndahet nga organizata “Alumni UP” e cila nuk ka as bord, as drejtor dhe e cila financohet nga Ministria që e udhëheqë Arëbërije Nagavci, siç duket krejt pa transparencë e në kundërshtim me statutin e vet, ia ka deleguar kompetencat rektorit të Universitetit Arben Hajrullahu, i cili ua ndau çmimet Kurtit e Osmanit, duke e shoqëruar këtë akt me një fjalim militantesk.
“Ju e bëni fort krenare edhe shtëpinë tonë të përbashkët, Universitetin e Prishtinës, kam nderin të ua dorëzoj çmimin Alumni Nderi. Ftoj Presidenten e Republikës Vjosa Osmani” – ka thënë rektori Arben Hajrullahu.
Presidentja Vjosa Osmani, githashtu mbajti fjalim të zbehtë.
“I nderuar Kryeministër Kurti, të ndëruar student e studente, kur isha këtu student unë mësova nga librat por edhe nga gjeneratat.” – tha ndër të tjera ajo.

Ndërkohë, Kryeministri në detyrë dhe deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim më të gjatë.
“Historia e Kosovës me studentët e saj është rruga e mendimit tek sa zbulonte ligjet e tmerrshme dhe antinjerëzore të sistemit. Thirrja ime është edhe dije profesionale edhe vetëdije publike.” – ka thënë Kurti ndër të tjera.
Ish-Drejtoresha flet për Nacionalen
Ish-Drejtoresha e kësaj organizate Gjylbehare Llapi në një prononcim për Gazetën Nacionale, ka treguar se ajo nuk është më pjesë e organizatës dhe se nuk e di se kush po i merr këto vendime.
“Unë kam qenë Drejtoreshë, por nuk jam më. Jemi në procedura me Universitetin e Prishtinës, me u bartë krejt te ata. Me të thënë të drejtën edhe anëtarëve të bordit u ka skaduar mandati, dhe tash rektori me prorektoren e kanë marrë një vendim me caktu një person, por nuk më kanë tregu se kush është caktu. Unë veç kom me ia bart qatij personi kompetencat, por nuk e di kënd e kanë caktu. Mua më kanë tregu që ka me u mbajt një takim, por unë nuk e kam mar këtë vendim. Nuk e di kush e ka marë” – ka thënë ish-Drejtoresha.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, për ta pyetur nëse ai e di se kush ka vendosur që ta nderoj Kurtin e Osmanin në kulmin e fushatës zgjedhore, por ai ka qenë i paqasshëm.
E-maili skandaloz i Universitetit të Prishtinës
Universiteti i Prishtinës ka lëshuar një e-mail skandaloz në drejtim të studentëve, në të gjitha kuptimet. Aty përdoret gjuhë militanteske ku Kurtit, nuk i përshkruhen përgjegjësitë ligjore aktuale, por sikurse në komunikatat e Vetëvendosjes, ai përshkruhet si “Kryeministër i Kosovës”. Ndërkohë me ligjet në fuqi ai maksimumi është “Kryeministër në largim (detyrë)”.
Në e-mail për Kurtin e Osmanin thuhet se e meritojnë këtë çmim për “…kontribut në ndërtim dhe përfaqësim të shtetit, i cili është burim frymëzimi ndër gjenerata”, duke shkalluar kështu në gjuhë përtej komunikatave partiake.
Kush i financon?
Në ballinën e kësaj shoqaete, e cila ishte active deri sot, si dhe në statut, vërehet se shoqatën e financon USAID, si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Me ardhjen në pushtet të Donald J. Trump, USAID ka pezulluar shumicën e fondeve, rreth 83% të tyre, në mbarë botën. Pra, shoqata i bie se aktualisht funksionon me fonde të MAShT-it. Pra, nën urdhërat e Ministres në Detyre Arbërije Nagavci. Pra, shoqata që financohet nga Nagavci po e dekoron Osmanin e Kurtit në Universitet të Prishtinës.