Për çka do të flisnim nëse do të kishte më shumë çika në gazetari? - NACIONALE

Për çka do të flisnim nëse do të kishte më shumë çika në gazetari?

3 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Këtë vit, çikat dhe gratë e morën çmimet kryesore të gazetarisë në Kosovë. Mes shumë grave në gazetari, sivjet dolën në pah edhe çikat e reja që i kanë hyrë këtij profesioni.

Në mesin e fituesve ishin edhe Riola Morina dhe Medinë Dauti, dy gazetare në fillimet e të 20-ve, të cilat morën çmimin për “Fuqizimin e Grave” me storjen e tyre për “gratë e padukshme”, ku kanë tematizuar ciklin jetësor të grave rome.

Medina dhe Riola, kanë punuar për disa muaj së bashku më disa vajza të komunitet rom për të parë nga afërsia shtypjen dhe neglizhencën të cilat i u behën grave romë.Gratë romë, përveç përballjes më varfëri, përballën edhe më dhunë sistematike e cila ushtrohet mbi to.

Në Podcast Nacionale, Riola dhe Medina flasin edhe për të qenurit gazetare të reja në një industri të mediave të mbizotëruar nga burrat.

Lajme të ngjashme