Një parfum me aromë Prishtine - a do të kishit dashur ta dini çfarë ere ka kryeqyteti? - NACIONALE

Një parfum me aromë Prishtine - a do të kishit dashur ta dini çfarë ere ka kryeqyteti?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Melisa Lajqi

Ngjarja kryesore e artit në Prishtinë këtë vit pritet të filloi me 22 korrik, kur Bienalja e madhe botërore “Manifesta” do të filloj me programin e saj që është një seri veprash që janë në hapësira publike. Por një muaj para kësaj Bienale, një festival që ka të njejtin qëllim ka mbajtur edicionin e 8-të. Festivali HAPU është një shkurtesë për “HApsirë PUblike” dhe është një festival unik i performancave artistike në hapësira publike. Në edicionin e tij të 8-të, festivali prezantoi punë inovative të artistëve kosovarë por jo vetëm.

Performancat artistike këtë vit kanë qenë të dedikuar për rëndësinë që ka toka për njerëzit dhe artistë të ndryshëm kanë zhvilluar performancat e tyre, që nga kompozitorja Donika Rudi, kolektivi artistik Haveit dhe koncerti “krejt Super”.

Por ishte një punëtori e cila më la jashtëzakonsiht shumë përshtypje. “Hapy” e bënë të mundur ardhjen e Eva Bubla, një artiste, aktiviste dhe edukatore hungareze. Veprat e saj artikulojnë shqetësimet aktuale sociale dhe ekologjike dhe janë të lidhura fortë me mjedisin the komunitetin specifik.

Lajme të ngjashme