Ngacmime e dhunë psikologjike në institucione arsimore – Pse heshten këto raste?
Ngacmimet seksuale, nënçmimet, bullizmi e dhuna psikologjike po dalin të jenë të shpeshta në ambientet shkollore. Ndonëse jo publike, por shumë raste të heshtura, janë prezente në institucionet arsimore.
Tani raste të tilla, më shpesh po marrin përmasa mediatike. Në krahasim me vite më përpara, ku raste të tilla ka pasur shumë rrallë të raportuara.
Rastin e fundit e kemi me profesorin i cili ligjëron në UP, Bekim Bejta. Për të cilin u mbajtën edhe protesta.
Po të pyesësh djem e vajza për arsimtarët e profesorët e tyre: “A jeni ngacmuar seksualisht, a jeni bullizuar në kohën kur keni vijuar mësimin?”, përgjigjia e tyre është "PO".
Edhe në rastet kur dikush nuk ka rast personal, menjëherë fillojnë të të tregojnë për ndonjë shok e më shpesh shoqe që është ngacmuar, ofenduar nga X profesori a profesoreshe.
Ani pse në shkolla, nxënësit e studenët shkojnë për të nxënë mësime, ka raste kur bullizohen e nënçmohen nga ana e mësimdhënësve për “mosdije”.
Këto problematika janë prezente tash e pothuajse në çdo gjeneratë.
Po pse janë heshtur? Si mund të luftohen këto dukuri?, Si shihet viktima në shoqërinë tonë?, Pse fshehen edhe sot rastet e tilla?
Dëgjone podcastin e radhës me dy gazetaret e Nacionales, Leonorën dhe Anitën:
