Ndihmat e Prizrenit për Turqinë, nga paratë deri te dukati - NACIONALE

Ndihmat e Prizrenit për Turqinë, nga paratë deri te dukati

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Tërmetet e forta që preken Turqinë, Sirinë e një pjesë të Libanit, kanë shkaktuar një numër të madh viktimash e shumë ndërtesa u shembën.

Shumë persona mbetën nën rrënoja me orë të tëra, deri sa vazhdimisht po shpëtohen nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Pas kësaj tragjedie, Turqia ka kërkuar edhe ndihmë ndërkombëtare. Shumë shtete përfshirë edhe Kosovën tashmë kanë çuar përforcime në radhët e atyre që po kërkojnë nën rrënoja për të shpëtuar.

Qyteti i Prizrenit ka një numër të madh banorësh të cilët kanë lidhje emocionale me Turqinë. Disa kanë prejardhje nga atje, disa të tjerë kanë familjarë, e disa i përkasin komunitetit turk.

Shoqata e Udhëzimit dhe Përgjegjësisë Sociale “Empatia” me seli në Prizren i ka ftuar qytetarët për mbështetje të popullit turk. Kjo fushatë, krahas ndihmës për të holla, ka filluar edhe mbledhjen e rrobave, ushqimeve e materialeve higjienike nën përgjegjësinë e Konsulatës së përgjithshme të Turqisë në Prizren.

Edhe disa gra në qytetin e Prizrenit janë solidarizuar me personat që janë prekur nga tragjedia, pas tërmetit. Ku janë mbledhur mbi 2 mijë euro në ndihmë për Turqinë , dy palë vathë, një unazë ari dhe një lirë.

Është paralajmëruar që numri i viktimave mund të rritet nga momenti në moment..

Lajme të ngjashme