"Më thonin mos shko çdo ditë në punë se ti je zv.ministër" - rrëfimi i Sejnurit që u bë zv.ministër e më pas u shkarkua - NACIONALE

"Më thonin mos shko çdo ditë në punë se ti je zv.ministër" - rrëfimi i Sejnurit që u bë zv.ministër e më pas u shkarkua

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Minoritetet në Kosovë përballen me vështirësi të shumta. Duke filluar nga shkollimi, punësimi e integrimi në shoqëri. Shpesh janë target i ofendimeve, bullizmit, ani pse dikush fjalët ofenduese i lëshon në formë shakaje. Pozita të larta e vendimmarrëse, personat që i takojnë komunitetit rom, ashkali e egjiptian i gëzojnë rrallëherë.

Sejnur Veshall, aktivist i zëshëm për të drejtat e komunitetit rom e për grupet e margjinalizuara në Podcast Nacionale rrëfeu rrugëtimin e tij.

Sejnuri ka qenë edhe zv.ministrër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për afro 15 muaj. Post të cilin e “humbi” vitin e kaluar pa dëshirën e tij. Ai thekson se partia nga e cila është propozuar (Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, LPRK) ka tentuar ta dirigjonte. Ani pse kryeministri Kurti i kishte thënë se i është bërë e padrejtë.

“Një gjest shumë banal më thonin mos shko çdo ditë në punë se ti je zv.ministër. Ky djaloshi i ashtuquajtur (Erxhan Galushi) deputet thojke mos shko çdo ditë në punë”.

Ai thotë emërimi i ministrave e zv.ministrave është shumë partiak, ka raste kur merr pozitë ndonjë “analfabet” vetëm që të mos prishet koalicioni.

Folëm edhe për fëmijët lomoshëkërkues që i takojnë komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Për këtë Veshall thotë se as shteti e as përfaqësuesit e komuniteteve nuk janë duke bërë asgjë, e për deputetët e minoriteteve tha se “i gjen vetëm nëpër komisione”.

Si depërtoi, çka ndodhi që u shkarkua, a do ta gëzonte ende pozitën e zv.ministrit nëse do ti “nënshtrohej” partisë, a ka racizëm në institucione shtetërore, pse konsideron se komunitetet rom, ashkali e egjiptian nuk kanë përfaqësues të denjë, si e menaxhon situatën kur bullizohet, cila është thirrja e tij kundrejt shtetit ?

Për më shumë detaje dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme