Me fore t’Komoranit - Vedati po e vret lojën në Big Brother, e ndoshta edhe karrierën e tij - NACIONALE

Me fore t’Komoranit - Vedati po e vret lojën në Big Brother, e ndoshta edhe karrierën e tij

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Produksioni realizues i “Big Brother VIP Kosova” mund të mendojë se e ka rrokë në shenjë me futjen e aktorit, komedianit të famshëm Vedat Bajrami brenda shtëpisë. Nëse qëllimi i tyre ka qenë që të rritet shikueshmëria këtë e ka arritur. Hyrja e aktorit ka bërë që numri i shikueshmërisë të rritet por sa do të zgjasë kjo nuk dihet.

Askush nuk është i interesuar që të shikojë 24/7 performanca të ndryshme të roleve që ia krijuar gjatë 20 viteve të fundit. Në fakt, aq shumë janë ri përdorur këto karakere sikurse Gixha ose të tjera, sa shumë njerëz kanë nisur qysh moti të mërziten me këto role.

Pse Vedati hyri në Big Brother ende nuk e di askush, por për nga mënyra sesi ka hyrë lë të kuptohet se ai ka hyrë aty jo për të treguar se kush është Vedat Bajrami, rrjedhimisht jo për ta fituar garën, sepse parimisht, gara ndërmjet tij dhe të tjerëve është e padrejtë.

Hyrja e Vedatit duket të jetë një taktikë fenomenale e produksionit për ta rritur shikueshmërinë dhe kthyer vëmendjen tek spektakli i tyre pas një periudhe kur nga shtëpia dolën personazhet më të komentuara, por nëse Vedati vazhdon të performojë përmes disa skeçeve të tija, atëherë edhe Big Brother-i mund të bëhet bajat, por edhe vet karrierën e tij mund ta bëjë bajat. Pse dhe si mund të ndodhë kjo?

Dëgjojeni podcastin.

Lajme të ngjashme