Kush janë figurat publike që parashikojnë të ardhmen e tyre me letra tarot ?
Secili njeri ka aftësi që të bëjë diçka në mënyrë të veçantë. Diçka që e dallon nga të tjerët, qoftë talent, hobi a pasion.
Edhe leximi i horoskopit e letrave tarot është filozofi në vete. Jo gjithkush mund ta bëjë këtë.
Shenjat astrologjike e parashikimi i së ardhmes, për dikë është “budallaki”. Ndërsa për dikë tjetër është e kundërta.
Asterologia Vesa Dragusha, për Podcast Nacionale, tregoi se kur e nisi këtë rrugëtim, sfidat e vështirësitë.
Ajo thotë se një problematikë që e përcjellë, është edhe krijimi i një shoqërie të sinqertë, pasi sipas saj ka prej atyre që i afrohen vetëm për të nxjerrë privilegje të leximeve.
Ndër të tjerash ajo tregoi se mosha mesatare e personave që dëshirojnë të parashikojnë të ardhmen është 27 deri në 42 vjeç.
Klientelë e shpeshtë e saj janë edhe figurat publike, ndër ta edhe politikanë, këngëtarë...
A frikësohen nga ajo ?
Për çka e dëshirojnë lëximin e së ardhmes politikanët kosovarë, a kërkojnë që të dijnë edhe për dashurinë ?
Cilat janë kërkesat specifike nga të rinjët kosovarë, cilat nga moshat më të shtyera ?
Për detaje të tjera, dëgjone podcastin…

