Ku është shoqata e burrave? Dhuna e grave ndaj burrave po heshtet, shkak stigmatizimet
Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë të shpeshta. Në shumicën e rasteve kur përmendet dhuna në familje, në sekondat e parë ,në mendje si viktimë parafytyrohet femra. Kjo pasi fatkeqësisht, rastet më të shpeshta janë kundrejt gjinisë së butë.
Çdo ditë mund të lexosh lajme ku raportohet për dhunë e keqtrajtim ndaj grave, besa raste të shumta edhe ku janë privuar nga jeta.
Në Kosovë, edhe në ditët e sotme fjala “burrë” parashihet si diçka e rëndësishme, me vlerë.
Dhuna ka të bëjë me keqtrajtim fizik, psikologjik e seksual. E viktima është personi që vuan nga akti.
Sidoqoftë dhuna nuk ka gjini.
Në raste më të ralla, në lajme mund të lexosh edhe për dhunë ndaj burrave. Nuk dihet nëse numri i rasteve të dhunës kundrejt tyre është më i madh, e që heshten shkaku i stigmatizimit e paragjykimeve. Pasi në këtë rast humbet “burrnia” e konsiderohet marre me dëgju hallku.
Policia e Kosovës përmes një e-mail, na njoftoi lidhur për numrin e rasteve dhe viktimave (femra dhe meshkuj) për periudhën kohore janar-dhjetor 2022.
"Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme".
E psikologu, prof. Batjar Halili na foli për perceptimin e shoqërisë tonë lidhur me dhunën ndaj burrave.
“Kjo lidhet me elementin socio kulturor, dmth në shumë shtete që janë bërë hulumtimet dhuna ndaj burrave, është e barabart me të grave. Por në shoqërit patrialkale, edhe si titull kur lexohet në gazeta njerëzit qeshin”...
Pse ndodh ndodh dhuna ndaj burrave ?
“Burimet janë të shumta. Alkooli, bixhozi, lënja pas dore, konfliket si bazë niveli i shkollimit, gjendja e shëndetit mendor si dhe niveli i shkollimit ose disnivelet kulturore".
Duke e pasur parasysh mentalitetin, a ekziston mundësia që rastet e dhunës ndaj burrave të heshten nga frika se paragjykohen ?
Për më shumë detaje dëgjone podcastin e radhës: