“Komandante e Dubait”, pse ofendimet e vazhdueshme në BBVK nuk po ua lënë shenjë produksionit?
Mbrëmë ka qenë darka e të nominuarve në Big Brother Vip Kosova. Dy nga të nominuarit ishin edhe Juliana Nura e Vedat Bajrami.
Tema e “preferuar” e aktorit Vedat Bajrami është për luftën e fundit në Kosovë.
Xhuli i ka qëndruar pas deklaratës së mëhershme, së Vedati është dashur të luftojë dhe jo të ikë në kampe refugjatësh gjatë luftës.
Në diskutim e sipër, Vedati u përplas ashpër me Xhulin. E quajti “komandate e Dubait” duke iu referuar stilit të shtrenjtë të jetesës që ajo bënë.
Po ashtu, Xhuli është ndjerë e ofenduar nga ky epitet teksa në mbrojtje të saj ka dalë edhe banorja tjetër Melisa.
Ofendimet e përqeshjet nga ana e aktorit Bajrami, nuk kanë të ndalur. E për këto nuk reagon fare as produksioni i shtëpisë më të madhe në Kosovë.
Për referimin “komandante e Dubait”, reagoi edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila e cilësoi si ofendim të patolerueshëm.
“Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme”.
Edhe frizeri i njohur kosovar, Kaci përmes një storje në instagram u shpreh mjaft i inatosur.
“Oh burrat e shtëpisë më të madhe në Kosovë, nuk kam fjalë.. Marre. Bravo Xhuli”.
Big Brother Kosova vazhdon të heshtë, e si duket me krenari vazhdon t’i publikoj edhe ofendimet e ashpra të banorëve kundrejt njëri tjetrit. Për dallim nga Big Brother Albania, i cili ka përjashtuar banorë të cilët i kanë kaluar kufinjtë, kanë ofenduar me ose padashje.
Por, pse BBVK, po toleron vazhdimisht ofendime ?
Për më shumë dëgjone podcastin e radhës, me gazetaret Anita Likaj dhe Leonora Kolukaj: