Këngë patriotike për pavarësi, DJ e alkool për Bajram/ Trendi i muzikës në ditë festash në kafiçat e Prishtinës
Kur je duke pirë kafen e mëngjesit, duke ngrënë drekë në kohë pauze ose thjeshtë ke dalë për pikë të qejfit, muzika që të përcjellë në sfond në kafiçat e Prishtinës është zakonisht në gjuhën angleze, jazz, funk etj. Por, kur në kafiteri, ky trend i muzikës ndryshon, kjo të rikujton se nuk është ditë e zakonshme.
Atmosfera ndryshon në ditë festash. Kjo vërehet sidomos në dy festat që shqiptarët i përjetojnë më së shumti, 17 shkurt e 28 nëntor.
Në mëngjesin e sotëm duket qetë, por kah mbrëmja pritet të filloj festa.
Për 17 shkurt e 28 nëntor, këngët patriotike jehojnë kudo në qytet. Disa lokale, “përshtaten” me festën, disa të tjerë nuk e ndryshojnë trendin e tyre muzikorë, disa të tjerë këngët patriotike i lëshojnë nga ato të përpunuarat si me kitare e disa të tjerë muzikën e lëshojnë çfarëdo që e kërkojnë klientët. Ani pse gjatë ditëve tjera, zakonisht pasdite, muzika e tyre është edhe disco house, me raste techno e elektro.
Sipas disa prej menaxherëve e pronarëve të lokaleve gastronomike në kryeqytet, kur ka festë ata i përshtaten ditës që shënohet. Psh. për ditën e Shën Velentinit, organizohen ndeja me këngëtarë që i këndojnë dashurisë.
Edhe në festa fetare, orgnizohen ndeja muzikore, qofshin ato me DJ a grupe muzikore. Por, që në këtë rast muzika nuk përshtatet me festën, psh. për Bajram nuk lëshohet ilahi, ani pse festohet.
Ka prej atyre lokaleve që kanë kornizat e veta edhe për muzikë, por që gjatë shumica i thejnë ato gjatë ditëve festive.
Gjatë bisedës, me menaxherë të lokaleve ata më thanë se dalin jashta “kornizave” të veta në ditë festash, për arsye se ashtu i kërkon klientela e tyre. Bile, pat prej atyre që thanë se me padurim i presin festat se kanë më shumë përfitime, njerëzit festojnë e lokalet i përshtaten edhe me muzikë atyre. Ani pse ka raste kur kalon edhe ka tallavaja. Por, këta të fundit nuk pranuan të flisnin publikisht.
Pse ndryshon trendi muzikorë në ditë festash në kafiçat e Prishtinës, pse nuk lëshohet ilahi në festën e Bajramit, si i përjetojnë klientët këngët patriotike, a dëgjohen këto këngë vetëm 2 herë në vit, a e rrit ndjenjën e patriotizmit alkooli ?
Gjithsesi, urime 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës e dëgjone podcastin e radhës.