Të rinjtë kosovarë gjejnë “llampën magjike”, as studimet e as vizat nuk kryejnë punë - NACIONALE

Të rinjtë kosovarë gjejnë “llampën magjike”, as studimet e as vizat nuk kryejnë punë

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Ndonëse po kryejnë fakulete qofshin ato të shtetit apo private, disa me nota të dobëta e disa të shkëlyqera, diplomat e shumicës së të rinjve kosovarë, zbukurojnë raftet e dhomave apo zënë vendin diku përfundi tepihëve.

E fatkeqësia më e madhe është se për disa, dëshira për t’i ndjekur studimet univeritare nuk ka më sens.

Edhe ata që poi përfundojnë studimet po përballen me vështirësi. Pagat e ulëta, kushtet e rënda, mungesa e kontratave e sigurimeve shëndetësore, disa të rinj i ka detyruar që të heqin dorë nga profesioni i tyre.

E në mungesë të vizave, mundësitë për të aderuar jashtë shtetit momentalisht janë të zbehta. Gjithsesi, gjeneratat e reja po detyrohen të ndjekin kurse të gjuhëve të huaja.

Por, cila është arsyeja ?

Pra, një prej arsyeve është vështirësia për t’u punësuar në profilet e veta. Me pagat si kamarier, kuzhinier a punëtor marketi është e vështirë për të mbijetuar.

Për disa të rinj “paga për mbijetesë” në Kosovë më nuk është e arsyeshme. Sidoqoftë, zgjidhja është gjetur.

Tashmë puna “perfekte” e fitimprurëse është si agjent në Call Center. (E varësisht nga performanca, gjasat për t’u ngritur në pozitë janë shumë të mëdha, me këtë rast të ardhurat “trashen” edhe më shumë).

Dikush në gjuhën angleze, dikush në atë gjermane, suedisht, italisht etj. Pagat e kënaqshme, sigurimet shëndetësore, kontrata, bonuse. Më mirë nuk po dëshirojnë.

Në Kosovë numri i Call Center-ve dukshëm është i madh, këtë mund ta vëresh edhe në rrjete sociale ku shumë kompani kërkojnë agjenta, brokerë etj.

“Ka shumë të reja të rinj që janë në fakultet, vijnë e punojnë në Call Center se aty është paraja”.

“Për profesionet që i kemi, uroj që ndonjëherë t’i punojmë. Po tash për momentin askush më nuk po hyn me 200-300 euro me punu. Call Center, mundem me thënë që është shpëtim i madh për krejt rininë. Krejt e kanë gjetë veten, se këtu ka para”, u shpreh vajza që punon në Call Center tash 7 vite.

Për më shumë detaje dëgjone rrëfimin e dy të rinjve për Podcast Nacionale:

Lajme të ngjashme