“Inspektimi” i gazetares: Ligji për Kontrollin e Duhanit po gjen zbatim vetëm në qendër - NACIONALE

“Inspektimi” i gazetares: Ligji për Kontrollin e Duhanit po gjen zbatim vetëm në qendër

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Ani pse në fuqi që nga viti 2013, Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk gjeti pothuajse asnjëherë zbatim. Shenjat si urdhër i prerë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, në shumë vende patën zënë vendin e pikturës a fotografisë.

Në shumë kafiça, “taketukja”, nuk u lejohej në tavolinë, vendin e saj e zinte tablla e filxhanit.

Ndërsa në vendet ku ditën nuk lejohej pirja e duhanit, “dëshira” e klientëve niste të realoizohej zakonisht pasdite.

Por, tani është ndryshe sepse ka dhënë “ultimatum”, Ministri i Bujqësisë Faton Peci. Ai është shprehur i vendosur në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Bile, para disa ditëve ministri “fryhej” se ka filluar edhe gjobitja e atyre që nuk e respektojnë ligjin për duhanin.

Dola për kafe pas pune, e fillova t’i “inspektoj”, nga jashtë e nga brenda disa lokale në kryeqytet. Ligji po zbatohet në lokalet e qendërs së Prishtinës, por jo edhe në lagje të tjera. Në rrugën C, ligji nuk kish mbërri ende.

“Do të dështoj, sikur deri tash qysh ka dështu. Nuk mundesh shqiptarit me ja ndal duhanin”.

Dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme