Formohet një organizatë studentore feministe brenda UP-së, sfidon organizata e tjera - NACIONALE

Formohet një organizatë studentore feministe brenda UP-së, sfidon organizata e tjera

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, para pak muajve është formuar një organizatë e re, pak më ndryshe se të tjerat.

Grup jo formal me emrin “Lëvizja feministe Studentore”. LFS-ja është një grup i përbërë nga studente/ë aktiviste/ë feministe/ë.

Në Podcast Nacionale, me gazetaren Anita Nikaj ishte e ftuar anëtarja e LFS-së, Anita Mjeku e cila foli në detaje për qëllimet e tyre.

“Duke e pa që UP-ja ka boll organizata studentore, po asnjëra prej tyre nuk i qon çështjet studentore përpara. Po qojnë përpara agjenda të partive politike”, u shpreh ajo.

Tutje ajo theksoi se më kryesisht do të merren me çështje studentore por nga prizmi feminist.

Ajo tregon se shumë shpejtë do të fillojnë edhe me aksione rrugore, duke adresuar edhe ngacmimet seksuale, seksizmin, homofobinë brenda UP-së.

“Sa i përket profesorëve ngacmues, LFS kemi me dalë me shumë aksione që kanë me i adresu ngacmimet”.

Si e kanë pritur profesorët formimin e këtij grupi?,Kush mund të bëhet pjesë e LFS-së?, Cilat janë parimet?, Ku do të mbahen aktivitetet e tyre?

Për këto e detaje të tjera dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme