A po pasurohen marketet nga centat e qytetarëve ?
Pothuajse asnjë nga marketet në Kosovë nuk ia kthen “kusurin” saktë blerësve.
Në të shumtën e rasteve kur qytetarët blejnë diçka psh. për 1.03 cent, ata paguajnë 1.05 cent, në këtë rast kusuri prej 2 centësh e zë vendin në arkën e marketit e jo në kuletën e blerësit.
Ani pse qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë veprim, rrallëherë për të mos thënë asnjëherë nuk kërkojnë që paratë ti kthehen saktë.
Ka raste, kur ato centa kërkohen nga ana e blerësit por, marketet nuk ua kthejnë, me arsyetimin “nuk kemi”.
Ish-dekani i Fakultetit ekonomik, Musa Limani për Nacionale tha se ka raste kur marketet i lënë qëllimisht çmimet si 1.95 cent, për arsye se shumica e konsumatorëve nuk e marrin kusurin prej 5 centësh, e me këtë rast përfiton marketi.
“Konsumatori nuk duhet ti falë asnjë cent marketit, siç marketi nuk të jap mallin për asnjë cent më pak”, tha tutje Limani.
Por, bankat komerciale e kanë të përcaktuar një tarifë për ti kthyer paratë e letrës në para të hekurit.
E këtë tarifë, bizneset ekonomike po e konsiderojnë si shumë të shtrenjtë.
Sa e është tarifa për konvertimin e të hollave nga ato të letrës në para të imëta, a konsiderohet si tarifë shumë e lartë, për shkak të tarifës bizneset refuzojnë të furnizohen me centa nga bankat, si e kryejnë këtë shërbim, çka thotë BQK-ja ?
Për detaje podcastin e radhës: