A ka mundur Thaçi nga Rambujeja ta dijë kush torturohet e vritet në fshatra të Kosovës? - NACIONALE

A ka mundur Thaçi nga Rambujeja ta dijë kush torturohet e vritet në fshatra të Kosovës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, dhe drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, ka publikuar një dokument në të cilën ka ndërtuar bazën mbi të cilën ajo do ta mbrojë atë në gjykimin që pritet të nis vitin tjetër.

Dokumenti 82 faqësh përmbanë të dhëna interesante nga i cili edhe mund të nxirren disa ide, se cili do të jetë argumenti kryesor i mbrojtjes së Thaçit kundër akuzave të Prokurorisë Speciale ndaj tij: A ka mundur Hashim Thaçi që të dijë se çka po ndodhë në fshatrat e Kosovës kur ai ka qenë përfaqësues politik i UÇK-së në Rambuje? A ka mundur Thaçi të ketë kontrollë ose të ndalë veprime të ushtarëve kur ai ka qenë më shumë person politik i UÇK-së? Këto pyetje dhe shumë të tjera, i diskutojnë Besian Beha, gazetari që përcjellë në detaje procesin e Speciales dhe Vullnet Krasniqi, redaktor në Podcast.

Lajme të ngjashme