A është koha që Dua Lipa dhe Granit Xhaka të distancohen nga baballarët e tyre? - NACIONALE

A është koha që Dua Lipa dhe Granit Xhaka të distancohen nga baballarët e tyre?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Brenda fundjavës dy yje të mëdha botërore nga Kosova, këngëtarja Dua Lipa dhe futbollisti Granit Xhaka u bënë temë kryesore, përsëri, për shkak të baballarëve te tyre. Edhe pse të dy këta janë rritur dhe kanë arritur sukses ndërkombëtarë, duke qenë vet të talentuar e punëtorë, ata po mbesin peng i baballarëve të tyre.

I pari rast, është ai Dukagjin Lipës, i cili pas suksesit të turneut botërorë të bijës së saj, në mediat britanike doli se ka negociuar me organizatorët e Kupës së Botës në futboll “Katar 2022” pa dijenin e Dua Lipës, e cila javë më parë tha se “nuk do të këndonte në Katarin që shtyp të drejtat e komunitetit LGBTIQ”.

I dyti rast është ai i Ragip Xhakës, i cili pas suksesit të djalit të tij, Granit Xhakës, në ndeshjen kundër Serbisë, doli në televizion dhe kërcënoi e nxiti një luftë online kundër një figure publike, Zana Avdiut.

Në të dyja rastet, edhe pse nuk kanë lidhje mes vete, tregohet qartë se ndikimi i baballarëve në karrierën dhe profesionin e fëmijëve të tyre, mund të jetë fatal. Që kjo të parandalohet, a është zgjidhja distancimi i Duas dhe Graniti nga baballarët e tyre? Redaktori i podcastave Vullnet Krasniqi, dhe gazetarja Anita Nikaj diskutojnë mbi idenë që prezenton “baba” në familjet kosovare, edhe tek ato familje që kanë famë, pushtet e para.

Lajme të ngjashme