5 herë në Shkup, 600 euro shpenzime, viza e refuzuar - #VisaStory Podcast - NACIONALE

5 herë në Shkup, 600 euro shpenzime, viza e refuzuar - #VisaStory Podcast

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

Për t’u pajisur më vizë austriake i vetmi opsion është t’i drejtohesh ambasadës në Shkup.Nuk ka rendësi viza të cilën kërkoni nuk bëjnë përjashtime as vizat studentore e mjekësore.

Për një vizë turistike, studentes Melisa Statofcit, i është dashur që të marrë rrugën për në Shkup hiç më pak se 5 herë, biles 3 herë brenda një muajit vetëm për shkak të një dokumenti.

Storja e Melisës është pjesë e serisë së podcasteve #VisaStory që Nacionale po publikon nga bisedat që po zhvillon me qytetarë të ndryshëm që kanë pasur eksperienca me viza.

Sikurse të tjera #VisaStory problemi kryesor i Meliës është “trajtimi aspak njerëzor” që i bëhet kosovarëve tek Ambasadat e së fundmi edhe tek Agjencionet që janë kontraktuar nga Ambasadat.

Një oborr pa asnjë ulëse e asnjë strehë për të u mbrojtur nga shiu e i nxehti, ku të gjithë terminin e kishin në ora 9 e 30 në mëngjes”, rrëfen Melisa teksa tregon historinë e saj.

“Duhet të qëndrosh aty, pa e ditur se kur të vie radha”, shton ajo teksa tregon se njerëzve aty u duhet të qëndrojnë me orë pa pirë ose ngrënë.

Personat me të cilët ajo ka pritur me orë, ishin të moshave të ndryshme, shpjegon ajo. Por pritja shpeshherë është e kotë. Refuzime pa fund të vizave. Për arsye nga më të ndryshme.

Për të shkuar në shku janë dy opsione me autobus 15-20 euro në të dy drejtimet ose me makine ku duhet bëre pagesa e kartonit të gjelbër shto këtu naftën e parkingun që duhet paguar”, thotë ajo.

Dëgjojeni këtë rrëfim të Melisës e cila vetëm për udhëtime në Shkup ka harxhuar mbi 600 euro.

Lajme të ngjashme