19 muaj Qeverisje Kurti II - Tri audio intervista me tre politikanë që dallojnë shumë mes vete
Muaji nëntor do të jetë muaji i 20-të i Qeverisë së Albin Kurtit e cila ka marrë pushtetin në mars të vitit 2021. Një kritikë ndaj punës së këtij kabineti tre gazetarë të Nacionales kanë folur me tre politikanë të partive të ndryshme të cilët flasin dhe komentojnë ato që Qeveria e Albin Kurtit ka premtuar t’i realizojë, flasin për pritjet e tyre personale që da dhe “fatin në muajt e ardhshëm”.
Audio intervista e parë (versioni video) vjen nga gazetari i politikës në Nacionale, Muhamet Koci i cili sjellë një intervistë me deputetën e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka qenë edhe minsitre e Tregtisë dhe Industrisë në kohën e Qeverisë së Isa Mustafës. Ajo flet për politkat e punësimit dhe drejtësisë së Qeverisë Kurti duke i cilësuar si politika që kanë krijuar varfëri dhe kaos.
Audio intervista e dytë, (versioni video) është e gazetarit të drejtësisë në Nacionale, Besian Beha me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj. Edhe pse jashtë Kuvendit, kjo parti ka qenë njëra ndër më aktivtet në kritikën e saj ndaj Qeverisë Kurti II. Molliqaj flet për këtë “opozitë” brenda Kuvendit duke e cilësuar si të dobët, ndërsa nuk ngurron të komentojë mbi raportet e brendshme në VV edhe pse ka vite që nuk është pjesë e saj.
Audio intervista e tretë është ajo e gazetarit Festim Gërguri me ish-deputetin e NISMA-s, Zafir Berisha, i cili jep një pikëpamje të stilit tij mbi qerverisjen e Albin Kurtit.